“Ju flet Corona..!”, Kujtim Prodani i dedikoi këngë pak muaj më parë virusit që i mori jetën, Elva Margariti mesazh ngushëllimi
Transmetuar më 06-01-2021, 15:57

Kur kishte pak javë që virusi COVID-19 shpërtheu kudo në botë, edhe në Shqipëri, më 29 prill të vitit të kaluar kantautori Kujtim Prodani i kushtoi këngë këtij virusi.

“Ju flet Corona..!”, titullohej kënga ku Prodani i cili duke i sjellë disa vargje virusit, pak muaj më vonë ndërroi jetë. Ai humbi betejën sot, disa ditë pasi ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi.

Prodani u shua në moshën 57-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të madhe për artin shqiptar Elva

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, përmes një statusi në Facebook, shprehu keqardhjen dhe ngushëllimin për të afërmit e këngëtarit të mirënjohur, i cili vinte nga një familje artistësh.

“Nuk gjej fjalë të përshkruaj trishtimin që ndjej nga humbja e parakohshme e kantautorit Kujtim Prodani. Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë, jetës sot iu bashkua prindërve të tij të nderuar Anita e Agim Prodani… Është shumë herët për t’u ndarë nga ky mik i mirë i të gjithëve”.

“U prehsh në paqe!” – shkroi Margariti.

/a.m/NOA.al