Transmetuar më 06-01-2021, 07:34

MeteoAlb parashikon se vendi ynë do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të diktojnë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të Shqipërisë, por në zonat e thella malore parashikohet të ketë reshje dëbore.

Sipas MeteoAlb, parashikohet  që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës edhe pse herë pas here do kemi ndërprerje të reshjeve.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes, por do të ulen në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C.

Era do fryjë mestare me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë. /e.a/noa.al/