Transmetuar më 05-01-2021, 16:12

Është arrestuar personi që kërcënoi në rrjetet sociale se do të vriste Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Policia thotë se bëhet fjalë për një banor të Vevçanit, i cili në rrjetet sociale kishte deklaruar se do të ekzekutonte kreun e Qeverisë.

Ai është 45-vjeçari G.P, teksa për rastin ka nisur një hetim.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, ndërsa në bazë të urdhrit nga gjykatësi i procedurës paraprake, janë gjetur dhe konfiskuar laptop dhe mjete tjera lidhur me veprën.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet kallëzim adekuat”, kanë njoftuar autoritetet. /k.k/noa.al/