Transmetuar më 05-01-2021, 13:51

Kampionët e Shqipërisë, Tirana, kanë marrë lajmin e keq nga FIFA, se nuk mund të bëjnë transferime në janar, për shkak se janë dënuar për mosshlyerjen e një ish-futbollisti.

Fjala është për Mokhtar Cise nga Mali, i cili ka fituar gjyqin me bardheblutë dhe pret të shlyhet për 200 shumën 200 mijë euro.

Nisur nga ky fakt, FIFA nuk lejon të federohen dhe registrohen lojtarë të rinj nga Tirana në merkaton e dimrit.

Një goditje e rëndë për skuadrën e drejtuar nga Nevil Dede, që vetëm mbrëmë njoftoi huazimin e lojtarit të kombëtares kuqezi, Taulant Seferi.

Por, pezullimi i merkatos nga FIFA, e bën të pamundur edhe ardhjen e tetovarit, pjesë e Young Boys në Zvicër.

Mbetet të shihet tashmë si do të veprojë klubi bardheblu, a do ta shlyejë këtë borxh drejt ish-lojtarit të vet në vitin 2016, i cili luajti 23 ndeshje dhe shënoi 2 gola? Pa kryer këtë veprim, as që mund të bëhet fjalë për merkato në këtë fazë të sezonit.

NJë ditë më parë, KAS-i, zhbllokoi merkaton e Partizanit nga ndëshkimi i FIFA-s për një rast të ngjashëm. /e.a/noa.al/

Foto: Google