Transmetuar më 05-01-2021, 07:51

MeteoAlb parashikon që në orët e para të ditës së sotme, moti do të paraqitet me vranësira dhe reshje të pakta për veriun dhe qendrën, ndërsa zonat jugore do kenë më shumë kthjellime.

Mesdita sjellë një ndërprerje të reshjeve, por sërish mbrëmja rikthen motin e paqëndrueshëm në vendin tonë.

Temperaturat e ajrit ulen më 2 gradë në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -4°C në 13°C.

Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por do të forcohet pasdite, duke arritur shpejtësi deri 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim deri 5 ballë. /e.a/noa.al/