Berat/ Bie pema në mes të rrugës nga era e fortë
Transmetuar më 04-01-2021, 18:22

Moti me shi dhe erë të fortë ka rrëzuar në mes të rrugës automobilistike në Berat, një pemë të lartë.

Pema ka rënë në lagjen “30 Vjetori” të këtij qyteti.

Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar, pasi në momentin e rrëzimit të pemës në rrugë nuk ka pasur lëvizje mjetesh apo kalimtarësh.

Reparti Zjarrfikës po ndërhyn për të prerë pemën dhe për ta larguar atë nga rruga.

Moti i keq që ka përfshirë tërë vendin gjatë ditës së sotme ka krijuar incidente të lehta edhe në zona të tjera./a.m/NOA.al