Transmetuar më 03-01-2021, 19:19

Një fugon që  transportonte shtatë oficerë të Policisë Greke u përplas me një mjet ku udhëtonte një 66-vjeçar.

Fatkeqësisht nga aksidenti 66-vjeçari humbi jetën në vend.

Po ashtu si pasojë e aksidentit u plagosën edhe tre policisë, të cilët sipas medieve helene janë transportuar në spital.

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00 të mesditës së sotme, në rrethana ende të paqarta.

Hetimi paraprak për aksidentin kryhet nga Departamenti i Policisë Sidirokastro.

“Sot (3 janar 2021) rreth orës 14.10, në rrugën e vjetër nacionale Serres-Promachona, në kryqëzimin e Strymonochori, një automjet i drejtuar nga një vendas 66 vjeçar u përplas me një autobus shërbimi që transportonte personelin e Drejtorisë së Policisë Serre. Plgosja rezultoi fatale për shoferin 66-vjeçar dhe plagosjen e 3 oficerëve të policisë që ishin në fugonin e shërbimit. Hetimi paraprak për shkaqet e sakta të aksidentit kryhet nga Departamenti i Policisë Sidirokastro”, njoftuan autoritetet greke lidhur me ngjarjen. /a.m/NOA.al