Transmetuar më 03-01-2021, 13:07

"Carmelì, do të martohesh me mua?". Dhe pastaj një "po" ose një "jo" sa për të kaluar… Ky është shkrimi me stilolaps, që u shfaq në pjesën e pasme të uniformës anti-Covid të një infermierei nga spitali në Ostuni (Brindisi), i quajtur Giuseppe Pungente.

Një propozim martese i pazakontë, sepse u bë në repart dhe u paraqit në uniformën anti-Covid që prej 10 muajsh është kthyer në rutinë në çdo spital që ka njohur koronavirusin nga afër.

Në fakt, ai ishte ndër punëtorët e parë shëndetësorë të infektuar dhe tani është ndër të parët që është vaksinuar.

"Jeta e vërtetë përbëhet nga gjëra të vogla dhe të thjeshta", shkroi ai në postimin e tij në Facebook që shoqëron foton me një dëshirë të bashkangjitur për të shkuar në altar me të fejuarën e tij, Carmen Pinto.

Në ditën e parë të vitit, Pungente donte të kujtojnte arritjet e vitit 2020 dhe dëshirën e parë të 2021-it, raporton Noa.al. duke cituar median italiane Tgcom.

"Duke qenë mes personave të parë pozitivë me Covid, në ballë të luftës kundër virusit dhe gjithmonë ndër të parët që janë vaksinuar, – shkruan infermieri në postimin e tij në Facebook, – kam idenë se jeta reale bëhet mes gjërave të vogla dhe të thjeshta, si miqtë më të ngushtë, familja e origjinës dhe e ardhmja, së bashku me ju, Carmen Pinto. Iu uroj të gjithëve një vit të të mbarë".

A do të duhet kohë për përgjigjen e të dashurës së tij? Nën postimin e infermierit, mund të lexoni "po"-në e saj, të vendosur, mes lotëve dhe emocioneve. /e.a/noa.al/