Ndarja dhe fëmija, mamaja e yllit të Serisë A: Duan t’i shkatërrojnë karrierën!
Transmetuar më 03-01-2021, 12:08

Një nga yjet e Serisë A, Nicolo Zaniolo, nuk po kalon një situatë të lehtë në aspektin personal. Mesfushori i Romës duhet të menaxhojë një situatë të komplikuar pas fundit të marrëdhënies me të fejuarën Sara, ndërsa ka zbuluar se do të bëhet baba, pavarësisht si shkuan gjërat me modelen.

Ndërkohë, mamaja e lojtarit verdhekuq, Francesca Costa, ka shprehur mendimin e saj: “Nuk është e vërtetë se Sara është përzënë nga shtëpia, është larguar pasi është ndarë me Nicolon, sepse shtëpia ishte e djalit tim”.

“Nicolo do të kujdeset për fëmijën, por nuk e do më vajzën. Kur na ka telefonuar për të na e thënë, ishte i dëshpëruar, qante, thoshte se kishte nevojë për ne. Kemi shkuar menjëherë nga Spezia në Romë”, – tregon ajo.

Për sa i takon lidhjes aktuale të djalit të saj, Francesca shpjegon: “Nuk jemi dakord me lidhjen me një grua pak më të vogël se unë. Po kërkojmë ta bëjmë të arsyetojë. Kemi frikë se dikush do t’i shkatërrojë karrierën, ne po përpiqemi ta ndjekim 24 orë në ditë. Nuk është një djalë i lehtë për t’u kontrolluar”. /e.a/noa.al/

Fotot: Google