Transmetuar më 02-01-2021, 15:57

Astrologu Jorgo Pulla tregoi dha parashikimin e tij për 12 shenjat e horoskopit sipas yjeve për 2021, në “Shqipëria live”.

Astrologu parashikon një vit të mbarë. 2021-shin e konsideron epokë të re për njerëzimin.

Ai këshillon që të mos shesim pasuri gjatë këtij viti. Po ashtu sugjeron të mësojmë biologji, kimi dhe matematikë sepse do të na duhen në vitet e ardhshme.

Përmend 27 janarin, si datë ku do të kuptojmë shumë gjëra të rëndësishme për kohën që po jetojmë.

Dashi

Do të keni ndikime të mira dhe mundësi të reja.

Mundësitë më të mira për të nisur gjëra të reja do të jenë në muajt janar, shkurt dhe prill.

Ekonomia dhe financat janë në rrugën më të mirë të mundshme duke filluar nga muaji prill.

Demi

Keni pasur vështirësi në fushën ekonomike dhe me takimet e rëndësisë së veçantë, por tani është koha të buzëqeshni sërish.

Mund të jetë me vështirësi gjysma e parë e vitit, por do të përfundojë me sukses një dokument ose çështje e pasurisë së paluajtshme.

Tetori do të jetë muaji perfekt i vitit për ju, sidomos në lidhje me romancën.

Binjakët

Jeni në periudhën më të mirë në lidhje me zgjidhjen e çështjeve konfliktuale në punë.

Nëse kërkoni një kontratë do ta arrini sepse ju e dini mirë çfarë bëni.

Muaji më vendimtar dhe më i favorshëm është korriku.

Shumë gjëra do të ndryshojnë në fushën e punës dhe çështjeve që kanë të bëjnë më financat.

Gaforrja

Muaji mars sjell gëzim shumë të madh për ju,  për një çështje që ka të bëjë me punën, karrierën, paratë.

Do të merrni një lajm shumë të mirë, pasi disa gjëra që janë bërë pas krahëve tuaj do të dalin mbi  sipërfaqe.

Për anën shpirtërore, mundësitë janë të mira nga mesi i dytë i vitit.

Luani

Do të keni një ndikim shumë pozitiv për disa përpjekje që keni bërë gjatë tetorit. Tani ka ardhur koha të paguheni dyfish.

Do të keni mundësinë të zgjidhni çështjet e pazgjidhura më parë.

Virgjëresha

Mund të keni një ndryshim pune ose një ndërprerje rroge por mos u shqetësoni sepse nuk do ta kuptoni, mundësi të tjera do të vijnë.

Gjysma e dytë e 2021-shit do t’ju favorizojë për të zgjidhur gjithçka, nëse doni të lëvizni jashtë shtetit, në çështjet e dokumentave apo në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Peshorja

Një problem që mund të keni pasur në majin e kaluar, do të keni mundësi ta zgjidhni tani.

3 muajt e parë mund të jenë pak të vështirë derisa të zgjidhni problemet që keni, pastaj gjërat do të jeni në anën tuaj.

Ana shpirtërore: Lidhjet e reja do të kenë ndikim pozitiv. Në 2021 do të kemi shumë martesa.

Akrepi

Do të arrini të stabilizoheni në punë.

Për ju që kërkoni punë private ose të bleni një pasuri të paluajtshme, bëjeni në nëntor, jo gjatë vitit. Gjatë vitit do të stabilizoheni pastaj do t’ia arrini qëllimit tuaj. Është koha perfekte për të zgjidhur problemet e së shkuarës.

Mërkuri dhe Saturni do t’ju ofrojë shumë mundësi për sukses.

Do të favorizohen akrepët që janë të angazhuar në fushën e mjekësisë.

Shigjetari

Do të merrni vendime në lidhje me çështje madhore.

Do të favorizoheni në lidhje me jashtë dhe nga ana e familjes.

Muaji perfekt është korriku, do t’ju sjell sukses në punë dhe dashuri.

Një dokument mund t’ju humbasë por do ta gjeni shumë shpejt.

Bricjapi

Bricjapët kanë vuajtur shumë këto 3 vitet e fundit.  Tashmë do të dalë një rreze drite për ju dhe do të jetë një mundësi shumë e mirë.

Fokusi juaj do të jetë te puna dhe ana shpirtërore.

Nga gushti deri në dhjetor do të keni më shumë sukses.

Ujori

Ujori është shenja më perfekte në fushën e punës këtë vit.

Do të keni mundësi të përjetoni një ëndërr romantike që ndoshta s’keni pasur kohë vitin që po lemë pas për shkak të problemeve që keni kaluar.

Edhe nëse keni kredi me probleme do të mund ta zgjidhni në muajin korrik.

Peshqit

Qershori mund të jetë muaji  më i gëzuar në familjen tuaj, mund të ndodhë një shtesë familjare.

Mundësitë e reja do të jenë në favorin tuaj.

Këtë periudhë dhe në periudhën qershor-korrik-shtator do ti stabilizoni gjërat.