Transmetuar më 02-01-2021, 08:03

Meteoalb parashikon që deri pasditen e kësaj të shtune, 2 janar 2021, vendi ynë do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme në të gjithë territorin shqiptar.

Por mbrëmja dhe kryesisht nata sjellin fuqizim të vranësirave dhe reshje në zonat bregdetare, kryesisht në Jug-Jugperëndim.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes, por rriten mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C në 13°C.

Era do fryjë mesatare në tokë, por e fortë në det, me shpejtësi deri 55-60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim deri në 5-6 ballë.