Shuhet aktori dhe regjisori i mirënjohur korçar Dhimitër Orgocka
Transmetuar më 01-01-2021, 16:31

Aktori dhe regjisori i njohur korçar Dhimitër Orgocka është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare si pasojë e një hemoragjie cerebrale

Ka ndërruar jetë regjisori i njohur korçar, Dhimitër Orgocka.

Regjisori ka qenë i shtruar në spital pas një hemorragjie cerebrale.

Dhimitër Orgocka ka qenë i shtruar prej dy ditësh në Spital.

Si regjisor Orgocka kishte vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit dhe mbante titullin “Mjeshtër i madh”.

Si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime.