Transmetuar më 01-01-2021, 07:33

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga vlera të larta të presionit atmosferik e cila do të kushtëzojë mot të qëndrueshëm në vendin tonë në fillimin e Janarit duke bërë që viti I ri të nisë plot diell dhe kështu të vazhdojë edhe nesër.

Këtë të premte 1 Janar 2021 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira ku mund të ketë reshje të izoluara në zonën e bregdetit në oret e para të mëngjesit.

Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi deri në 10-15 m/sek. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1.0 deri në 2.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat:

Zona malore 2/8

Zona e ulët 4/16

Zona bregdetare 7/16 gradë Celcius.

Kosova, e Premte 1 Janar 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten -1 gradë në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 10 gradë Celcius.

E Shtunë, 2 Janar 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare. Era do të jetë me drejtim Jug- lindje me shpejtësi deri në 15-20 m/sek.

Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1.0 deri në 2.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.

Temperaturat:

Zona malore 1/9

Zona e ulët 3/16

Zona bregdetare 8/17 gradë Celcius.