Reshje të dendura shiu në mëngjes, parashikimi i motit për sot
Transmetuar më 31-12-2020, 08:19

Në ditën e fundit të këtij viti, 31 dhjetor 2020, sidomos në mëngjes, nuk do të mungojnë reshjet e dendura të shiut në zonat e ulta e bregdetare në vendin tonë.

Në orët e pasdites, reshjet do të humbasin intensitetin, ndërkohë që në zonat malore do të ketë reshje dëbore.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, temperaturat do të pësojnë një ulje të ndjeshme në orët e para të mëngjesit.

Era parashikohet të fryjë në drejtim të jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton  shpejtësi deri në 12-18m/sek.