Transmetuar më 30-12-2020, 20:12

Është konfirmuar zyrtarisht se katër personat që dyshohet se janë vrarë me armë zjarri në fshatin Pozharan të Vitisë, në Gjilan të Kosovës, janë anëtarë të një familje.

Këtë e ka konfirmuar Kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu.

Kadriu ka thënë se është akoma herët që të flitet për motivet e këtij rasti tragjik.

Vrasja ka ndodhur në Pozharan të Vitisë  Fetah Zuka ka vrarë gruan e tij Makfie dhe dy djemtë, Arbër e Hamdi.

Të gjitha ekipet e policisë janë në vend të ngjarjes.

Mediat kosovare raportojnë se bëhet fjalë për një emigrant dhe familja e tij, të cilët kishin ardhur nga Zvicra për të festuar festat e fundvitit.

Dyshohet se kryefamiljari ka vrarë gruan, dy fëmijët dhe më pas veten./a.m/NOA.al