Transmetuar më 30-12-2020, 18:20

Vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, në këto ditë të fundvitit.

Reshjet e dendura, që janë regjistruar në ditët e fundit të vitit 2020, kanë vazhduar edhe sot.

Raportohen se ka pasur probleme në të gjithë vijë bregdetare nga Durrësi deri në Velipojë.

Në mbrëmje përmbytje ka pasur kryesisht në Durrës, dhe Lezhë.

Për shkak të reshjeve të shiut ka pasur probleme me energjinë në Lezhë, ku mbi 20 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

Defekti vijon prej 24 orësh edhe në njësitë administrative Kallmet, Balldren dhe Kolsh.

Aktualisht po punohet për rikthimin e energjisë, por ende nuk dihet se kur mund të rikthehet.

Për shkak të shirave të shumta, janë bllokuar kanalizimet në qytetin e Durrësit.

Si pasojë janë përmbytur rrugët rreth stadiumit, por edhe në zonë të tjera.

Uji ka kaluar nivelin e trotuarit ndërsa disa rrugë janë bllokuar.

(Foto nga përmbytjet në Durrës: Facebook)/a.m/NOA.al