Arrestohet laboranti, i kërkoi 20 euro ryshfet një gruaje për rezultatin e shpejtë Covid
Transmetuar më 30-12-2020, 18:09

Policia ka arrestuar një laborant në Kosovë si i dyshuar për korrupsion, pasi i ka mundësuar një gruaje kundrejt ryshfetit që të hyjë dhe t’i bëjë analizat për Covid-19, pa respektuar procedurat.

Për të marrë rezultatin, ai i ka kërkuar t’ia japë atij (20) njëzetë euro.

“Hetuesit policor pas ndërmarrjes së masave të veçanta hetimore duke siguruar edhe Urdhëresat e nevojshme nga Gjykata kompetente, sot me datë 30.12.2020, kanë arrestuar personin e dyshuar mashkull/kosovar (laborant në IKSHPK), i cili është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës në cilësinë e personit të dyshuar dhe pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar, është lëshuar Vendim për ndalim të dyshuarit për 48 orë”, njofton policia, transmeton Gazeta Express.

Policia e Kosovës edhe në këto periudha të angazhimeve për menaxhimin e situatës së sigurisë së përgjithshme, tha se po ndërmerr veprime aktive edhe në funksion të ofrimit të ndihmës për institucionet e tjera shtetërorë në të mirë të ruajtjes së shëndetit publik dhe nuk do të tolerohet asnjë individ pavarësisht rolit dhe funksionit që ka, aq më tepër gjatë kësaj periudhe të pandemisë nëpër të cilën po kalojmë, të cenoj të drejtat e garantuara të qytetarëve.

(Foto ilustruese: Google)/a.m/NOA.al