Transmetuar më 29-12-2020, 22:29

Një foto e publikuar ku shihen 2 pinguinë përqafuar teksa shohin dritat, është nominuar si më e mira në një konkurs.

Fotografia është realizuar në Melburn, Australi, nga fotografi Tobias Baumgaertner.

Ocean Photograph Awards, konkursi fotografik i revistës Oceanographic e ka nominuar foton si më të mirën.

Të dy pinguinët shfaqen të përqafuar teksa shohin dritat e qytezës.

Fotografia ka prekur zemrat e shumë njerëzve dhe ka fituar çmimin "Community Choice Awards" si fotografia më e mirë e vitit pasi mori votat e publikut./noa.al/