Transmetuar më 29-12-2020, 22:06

Të shumtë janë personat që janë solidarizuar me Kroacinë, pas tërmetit tragjik, që shkaktoi dëme të mëdha, ndërsa deri më tani flitet për pesë viktima e dhjetëra të plagosur.

Menjëherë kanë nisur ndihmat për qytetarët e prekur, ndërsa mes personave që nuk kanë kursyer ndihmën e tyre është edhe një shqiptar nga Hasi.

Alban Morina, pronari i një furre në zonat e prekura ka filluar të shpërndajë bukë për të pastrehët me qëllim përballimin e situatës.

“E di që nuk është koha e postimeve, por duhet, kush nuk ka bukë le të dalë në shesh. Kush nuk ka ushqim për sonte dhe nesër, në shesh”, shkruan ai në facebook.

Fotot/ Profili i Alban Morina në Facebook.