Transmetuar më 29-12-2020, 17:35

Një vajzë e mitur humbi jetën si pasojë e tërmetit që goditi sot Kroacinë.

E mitura, 12-vjeçe, u nxor e pajetë nga rrënojat, ndërsa sipas informacioneve të medieve të huaja raportohet edhe për disa të plagosur.  Tërmeti shkaktoi dëme të shumta materiale.

Një video raportoi momentin kur ekipet e shpëtimit e nxorën të pajetë vajzën e vogël nga banesa e shkatërruar. Pamjet që la pas tërmeti në Kroaci janë tronditëse.

Një tërmet me madhësi 5.2 ra edhe dje në të njëjtën zonë.

Tërmeti me madhësi 6.4 ballë të shkallës Rihter  u pasua me katër tronditje, 3, 3.4, 3.7 dhe 4.4 Rihter i ka marrë jetë një vajze 12 vjeçare.

Sizmologët kroatë flasin për një tërmet jashtëzakonisht të fortë. Kryqi i Kuq Kroat thotë se ka dëme serioze në rajonin Petrinia. Tërmeti preku Slloveninë, Bosnjën dhe Serbinë përgjatë bregdetit Adriatik si dhe një pjesë të Italisë. /a.m/NOA.al