Transmetuar më 28-12-2020, 15:40

Në Kosovë kanë humbur jetën 8 pacientë si pasojë e COVID-19.

Në raportin ditor të IKSHPK-së, bëhet e ditur se, bazuar në 1.002 mostra të testuara nga personat e dyshuar me koronavirus, 181 persona kanë dalë pozitive.

Të shëruar nga sëmundja janë regjistruar 407 pacientë.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 50.801.

Prej tyre, 1.317 pacientë kanë vdekur dhe 39.969 janë shëruar.

Raste aktive aktualisht janë 9.515. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) bëri të ditur shifrat e 24 orëve të fundit, në të cilat ka një përmbysje në raport mes të shëruarve dhe të infektuarve. /a.m/NOA.al