Transmetuar më 27-12-2020, 20:01

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Një pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Efektivi, Guner Murati, dyshohet të ketë dalë nga shtëpia duke u nisur drejt vendit të quajtur “Parku i Arbërisë”, ku më pas ka qëlluar veten me armë zjarri.

Shkak dyshohet të jetë bërë një sherr në familje.

Ai u dërgua me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Zyrtarët e policisë po hetojnë se cili mund të ketë qenë shkaku i vërtetë që ka çuar viktimën të kryejë këtë akt tragjik./noa.al/