Transmetuar më 27-12-2020, 15:08

Dje takova një mik nga Prizreni dhe pasi biseduam për situatën e ndarjes kufijve më tha: “Kreshnik, a mund të më gjesh një hartë me kufijtë e Shqipërisë së Madhe.

Po – i thashë: Ta gjej unë, por deri ku i do kufijtë e Shqipërisë Madhe, deri në Pekin apo në Moskë?

Më pa i habitur dhe e kuptoi ironinë time.

Të dashur miq.

Kufijtë e një shteti nuk përcaktohen në mënyrë të njëanshme as 6, as 12 dhe as 120 mijë milje.

Rrugët për përcaktimin e kufijve janë kēto:

1- Me luftë…

2- Me marrveshje të nënshkruar nga dy shtetet. Siç ishte rasti 2009 nga Lulzim Basha dhe Bora Bakoianis

3- Me ndërmjetësimin dhe negociimin e një pale të tretë.

4- Me vendim të gjykatës Ndërkombëtare

5- Me urdhër arbitrazhi ndërkombëtar

6- Me vendim të Gjykatës së Ujrave dhe Deteve në Hamburg.

Për këto arsye, dekreti i qeverisë Greke për shtrirje në detin Jon 12.000 milje, nuk ka asnjë vlerë juridike për hapësirën detare me Shqipërinë, sepse për këtë hapsirë është në fuqi Vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Dekreti grek ka vlerë për hapësira mbi 24.000 milje hapsirë detare.

Greqia ka dalje në detin Jon, më shumë se në kanalin e Korfuzit dhe në të gjitha ato pjesë që nuk afrohet me ne dhe nuk është në kufi me Shqipërinë, mund të shtrihet në kufijtë e njohur nga e drejta ndërkombëtare.

Edhe Shqipëria, nga Vlora deri në Sarandë mund të shtrihet 12.000 milje.

Ndërkohë në zona kur ngushtohet kufiri dhe ku Lulzim Basha ia dhuroi Greqisë, aty funksionion vendimi Gjykatës Kushtetuese dhe pritet gjykimi në Gjykatën Ndërkombëtare.

Për këto arsye, kush do një hartë me Greqinë e Madhe, Shqipërinë e Madhe, apo Serbinë e Madhe, nuk mjaftojnë as hartat dhe as dekretet, por mjetet juridike dhe ndërkombëtare të përcaktuara në konventat e ratifikuara nga shtetet tona.

Për sa kohë nuk ka një firmë dy palëshe Shqipëri-Greqi, atëherë nuk ka asnjë rrezik.

Rreziku i humbjes së hapsirës detare, ishte kur firmosēn dy qeveritë tona, por falë heroizmit të gjyqtarëve shqiptaër, sot plazhistët e Sarandës mund të notojnë në ujra shqiptare. Në të kundërt, rrobat e banjos nuk do ishin të mjaftueshme për not, sepse duhej edhe pasaporta me vizë për t’u larë në ujëra greke, pasi Lulzimi na e solli kufirin grek tek çadrat e plazhit, nga Butrinti në Sarandë.