Transmetuar më 26-12-2020, 11:15

Ato në fakt njihen për miqësinë e tyre.

Moderatoret e njohura të ekranit, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, duket se janë të pandashme edhe në kohë pandemie.

Nga fotot që ka ndarë sot Xhemi Shehu, ato sikur kanë fjetur dhe janë zgjuar bashkë.

Por, sipas rregullave në fuqi, kur dy persona nuk janë të së njëjtës familjeje, prej tyre kërkohet të respektohet distanca prej 2 metrave dhe duhet mbajtur po ashtu maska.

As njëra dhe as tjetra nuk ka funksionuar, kur edhe pse në kohë pandemie Xhemi dhe Arbana sërish janë takuar. /a.m/NOA.al