Transmetuar më 25-12-2020, 14:59

Situata epidemologjike në Kosovë ka pësuar një kthesë të madhe dhe pozitive.

Edhe pse pse ndërruan jetë 8 pacientë, në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 249 raste të reja me koronavirus, por gati dy herë më shumë, 538 pacientë rezultojnë të shëruar.

Kështu u shpreh ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook.

“Përsa i përket situatës epidemiologjike, brenda 24 orëve të fundit nga 1,048 mostra të marra, 249 raste kanë rezultuar pozitivë.”

“Kemi 538 të cilët e kanë fituar betejën me Covid 19.Bashkë ia dalim!”, tha ministri i Shëndetësisë, Zemaj.

Ai foli edhe për masat e reja shtrënguese, me qëllim që epidemia të frenohet sa më tepër të jetë e mundur.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, Lakorja e infeksionit është në drejtimin e duhur të rënies andaj të vazhdojmë edhe mëtej me respektim të masave nga qytetarët dhe mbikëqyrje nga institucionet relevante.

Në bazë të numrit të të infektuarve gjatë javës për 100.000 banorë, kemi ndryshim në kategorizim të zonave.

Në zonën e kuqe, këtë javë janë vetem 8 komuna nga trefishi i fillim muajit dhjetor: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Podujeva, Zveçani dhe Zubin Potoku.

Në zonën e verdhë janë 11 komuna: Kamenica , Gjakova, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaji, Shtërpca, Leposaviqi, Lipjani, Graçanica dhe Novobërda.

Ndërsa në zonën e gjelbër janë 19 komuna: Drenasi, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Skënderaji, Malisheva, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Deçani, Kaçaniku, Juniku, Dragashi, Mamusha, Kllokoti, Vitia, Istogu dhe Ranillugu.

Pavarësisht masave të përgjithshme, kategorizimi i komunave do të vazhdoj, ndersa kujdesi duhet të rritet.

Ndërsa sa i përket situatës epidemiologjike, brenda 24 orëve të fundit nga 1,048 mostra të marra, 249 raste kanë rezultuar pozitivë, ndërsa kemi 538 të cilët e kanë fituar betejën me Covid 19.Bashkë ia dalim! /a.m/NOA.al