Transmetuar më 24-12-2020, 14:55

Aktorja ikonë në Itali, e njohur gjerësisht edhe nga publiku shqiptar, Ornella Muti, ndodhet për një vizitë në Tiranë.

Ajo është pritur sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i dhuroi aktores simbolin e kryeqytetit, “Kullën e Sahatit”.

“Kam disa miq shqiptarë, të cilët më kishin thënë se kryebashkiaku juaj është shumë i veçantë. Tani mendoj se je vërtet i tillë, prandaj jam shumë e kënaqur që takoj një kryebashkiak si ju, plot ide të mrekullueshme. Herën e parë që kam ardhur në Tiranë kam qëndruar shumë pak, por tani shoh se qyteti ka pësuar një ndryshim rrënjësor”, – tha Ornella Mutti.

“Po ashtu, edhe Shqipëria ka bërë një përparim të dukshëm. Kjo më duket diçka e mrekullueshme. Ju e meritoni, pas gjithë atyre viteve të vështira”, – u shpreh aktorja italiane.

Veliaj i shprehu mirënjohjen asaj, për kontributin në kinematografi dhe për emocionet që i ka dhuruar të gjithë shqiptarëve, sidomos para viteve ‘90. /a.m/NOA.al