Transmetuar më 24-12-2020, 08:28

Dashuri në kohërat e… pandemisë Covid 19. Në fund të nëntorit, pasi mbaroi sezonin e saj në universitet, 18-vjeçarja nga Georgia, SHBA, Skylar Mack, fluturoi në Ishujt Kajman për të parë të dashurin e saj të konkurronte në kampionatin kombëtar të skive jet.

Sipas rregullave të koronavirusit në fuqi në këtë vend, asaj do t’i duhej të qëndronte e izoluar për dy javë në dhomën e saj të hotelit: por, pasi mori një përgjigje negative të testit anti-Covid, ajo “u arratis” në një plazh në Grand Cayman për të parë garën e të dashurit të saj, 24 vjeçar.

Për këtë adoleshentja u dënua me 4 muaj burg, pastaj dënimi u ul në dy. Organizatorët e garës u paralajmëruan që studenti amerikan kishte shkelur rregullat për periudhën 14-ditore të karantinës të kërkuar nga Ishujt Kajman dhe njoftuan policinë.

Dy të rinjtë u shpallën fajtorë (ajo për thyerjen e rregullave dhe ai për ndihmën ndaj saj). “Ata janë dy të rinj që nuk kanë pasur kurrë më parë probleme”, shpjegoi avokati, Jonathon Hughes, për mediat amerikane.

“Ajo qan, dëshiron të shkojë në shtëpi. E di që bëri një gabim, ajo e pranon atë”, – shtoi gjyshja e vajzës. /e.a/noa.al/