Transmetuar më 23-12-2020, 20:53

Një 60-vjeçar është ekzekutuar me armë në mjedisin e një Qendre Shëndetësore në Kavala të Greqisë.

Mediat greke raportojnë se viktima ishte një i afërm ministrit të Punëve, Giannis Vroutsis. Ai ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, ndërsa më parë kishte punuar edhe tek Sigurimet Shoqërore në Greqi.

Mësohet se viktima ka qenë në marrëdhënie pune, por njihet për faktin se u  kishte shkaktuar shumë probleme eprorëve të tij, për shkak të sjelljes.

Pasi situata ishte tensionuar, ai ishte zhvendosur në Qendrën Shëndetësore për të punuar, si sekretar i saj, aty ku edhe ka ndodhur sulmi.

Por sërish edhe atje ai kishte shfaqur probleme me sjelljen e tij. Raportohet se si ishte hakmarrës dhe shpesh përdorte lidhjen që kishte me Ministrin në detyrë, në mënyrë që askush të mos e shqetësonte.

Për oficerët e Departamentit të Vrasjeve të Sigurisë së Atikës, i gjithë ky është një informacion shumë i dobishëm, pasi viktima thuhet se nuk ka pasur kurrë probleme me autoritetet.a./m/NOA.al