Transmetuar më 23-12-2020, 19:50

Është shpallur gabimisht në mediat “on-line” një muaj më parë fituese e festivalit të 59-të të Këngës në RTSH, Anxhela Peristeri.  Megjithatë, besohet se Anxhela Peristeri është një ndër favoritet e fitimit të këtij festivali. Po ashtu edhe Era Rusi.

Fituesi do të shpallet gjatë mbrëmjes së sotme.

Kompozitori Robert Radoja, muzikologu Vasil Tole, poeti Preç Zogaj, tenori Ramë Lahaj, këngëtari Luan Zhegu, kompozitorja Zana Shuteriqi dhe dy anëtarë të tjerë nga RTSH janë juria që gjykon sonte natën finale të festivalit në Radiotelevizionin shqiptar.

Verdikti i jurisë jepet sonte në orën 23:30 dhe do të jetë drejtpërdrejtë.

Pjesa më e madhe është regjistruar për shkak se festivali mbahet jashtë në përpjekje për të respektuar protokollet anti-covid.

Stafi realizues është përpjekur të ruajë traditën, duke qenë se këngëtarët gjithësesi kanë kënduar live, ndërsa orkestra këtë vit ka munguar.

Në të kaluarën festivali është përfolur për përcaktimin e fituesit para garës, çka ka bërë që në vitet e fundit  juria t’i besohet profesionistëve. Kujtojmë se është tërhequr nga gara Manjola Nallbani, e cila tha se është infektuar me Covid/a.m/NOA.al