Transmetuar më 23-12-2020, 16:09

Pas lajmit se këngëtari  i mirënjohur i muzikës popullore shkodrane, Bujar Qamili, është shtruar tek Infektivi në gjendje të rëndë, prej Cocid-19, ka treguar një miku i tij.

Ai ka folur për gjendjen e fundit shëndetësore të këngëtarit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ramazan Çeka tha se Bujar Qamili  ka pasur kohët e fundit probleme shëndetësore dhe ka shkuar për kurim në Itali, por jo nga Covid-19.

Sipas tij, ai ka pasur një shqetësim nga veshkat.

"Të nderuar miq, kolegë, gazetarë, punonjës mediash e dashamirës të artit”.

“Nisur nga situata aspak e qetë psikologjike, e cila sa vjen e po na bën të pranojmë e ta marrim si të vërtetë çdo lajm u bëj me dije se sapo kam komunikuar personalisht me "Mjeshtrin e Madh" dhe mikun tim më të përzemërt Bujar Qamili”.

“Ai vërtetë ka pasur probleme shëndetësore, por jo me Kovidin”.

“Falë një trajtimi të specializuar dhe intensiv në Itali, gjendja e tij është stabilizuar dhe po përmirësohet dukshëm”.

“Në emër të Bujarit dhe familjes së tij u percjell me nota përzemërsie falenderimet më të sinqerta për interesimin tuaj", – sqaroi Ramazan Çeka./a.m/NOA.al