Transmetuar më 22-12-2020, 19:51

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:30, në rrugën Prizren – Zhur.

Nuk ka detaje se si ndodhi aksidenti por si pasojë, 2 persona kanë mbetur të plagosur.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia ku shkruan:

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30, dy persona kanë mbetur të lënduar. Me rastin është marrë njësiti i trafikut”.

RTV Besa ka publikuar pamjet e aksidentit të cilat mund t’i shihni më poshtë./noa.al/