Shau emigrantët, reagon publicisti që u rrah sot nga njëri prej tyre: I dyshuari, rrugës për në polici
Transmetuar më 22-12-2020, 17:41

Është arrestuar personi që sulmoi fizikisht gazetarin, Valon Syla, në Prishtinë.

Publicisti Valon Syla njoftoi se autori i sulmit është duke u dërguar në Polici.

“I falënderoj policinë dhe të gjithë që reaguan në mbrojtjen time. Personi i dyshuar është rrugës për në polici. Unë jam mirë dhe së shpejti nesër do të jem në një debat televiziv. Te fala”, – tha Syla.

Publicisti është rrahur sot në rrugë nga një emigrant.

Ai foli ashpër për diasporën shqiptare pak ditë më parë, duke kritikuar sjelljen e shqiptarëve kur kthehen në vendlindje. Kjo dyshohet paraprakisht se është edhe arsyeja e rrahjes nga emigranti./a.m/NOA.al