Transmetuar më 22-12-2020, 14:24
Mbrëmjen e kaluar, u prezantuan këngët pjesëmarrëse në edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Mbrëmja e sotme më shumë se sa një garë muzikore, do të jetë e fokusuar tek spektakli, sepse të gjitha këngët, do të prezantohen në transmetim në një variant akustik. Kujtojmë se nga gara është tërhequr këngëtarja e mirëonjohur, Manjola Nallbani, pasi u infektua me Covid-19.
Juria e Fest ‘59 vendosi të çojë në finalen e 23 dhjetorit këngët e interpretuara nga:
Orgesa Zaimi
Festina Mejzini
Devis Xherahu
Inis Neziri
Florent Boshnjaku
Sardi Strugaj
Gjergj Kaçinari
Rosela Gjylbegu
Kastro Zizo
Wendi Mancaku
Evi Reçi
Xhesika Polo
Anxhela Peristeri
Era Rusi
Gigliola Haveriku
Viktor Tahiraj
Kamela Islamaj
Mirud
/a.m/NOA.al