Mbërrin telefoni i ri që paloset tri herë
Transmetuar më 19-12-2020, 20:01

Jo një, as dy, por tre palosje. Oppo dhe studioja e dizajnit Nendo kanë krijuar një koncept të një telefoni me shinë i cili mund të paloset tre herë në tre madhësi të ndryshme ekrani.

Kjo risi vjen pasi trendi drejt ekraneve më të mëdha të smartfonëve është një shqetësim për përdoruesit sepse pajisjet janë më të vështira për t’u mbajtur.

Koncepti shpaloset vertikalisht. Dizajni është i segmentuar dhe ora e njoftimet shfaqen vazhdimisht.

Një segment tjetër është kur jeni në modalitetin selfie.

Kur hapet i tëri, ekrani i gjerë mund të përdoret për çdo gjë, nga gaming tek shikimi i filmave dhe puna me shumë aplikacione.

Mbetet për t’u parë nëse koncepti ka për t’u pëlqyer apo jo nga përdoruesit e smartfonëve.