Transmetuar më 19-12-2020, 09:06

OPINION nga Kimete Berisha

Janë çu peshë kori i korbave, gazetarët e shitur, të dështuar, të harxhuar dhe të pa karakter të Shqipërisë dhe të Kosovës kundër fjalimit të Vjosa Osmanit në Parlamentin e Shqipërisë!

Ju llogarisin si budallenj që nuk dëgjoni e nuk lexoni dhe lejoni që turli psikopati i gazetarisë t’ua interpretojë fjalimin që mund ta dëgjoni vet, me veshët t’u, e jo që dëgjoni me veshët e kriminelëve të gazetarisë mafioze shqiptare.

Fjalimi i Vjosa Osmanit ishte brilant, dëgjoje vet, anipse nganjëherë tingëllonte si Presidente e dy shteteve.

I lumtë asaj!

E juve, fundi ju dhemb. E di. Ju kuptoj. Lidhe pak kryt’ me shami, se u kry.

…s’ju shpëton më as nervoza, as urrejtja, as propaganda e tmerrshme.

Asnjë WC-gazetë e Tiranës dhe asnjë pallavër e shkruar me helm e Kosovës nuk e ndal ndryshimin.

Tash është koha ‘jonë’.

E Albinit, e Vjosës.

S’ju shpëton Edi Rama me kriminelët e tij të mediave, që për ditë e për nat e ‘vrasin’ nga një ‘armik’ të tyre, me rrena dhe me shpifje.

Ani Andi Bushatit iu duk sikur i hyri Kali i Trojës.