Transmetuar më 18-12-2020, 14:43

Pak ditë pas dorëheqjes, ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim zakonisht, është shfaqur pa kostumin e zyrtarit të lartë.

Në një foto të publikuar “Facebook”-un e tij, pa asnjë koment, ai shfaqet sportiv, duke qëndruar në një zonë malore, pikërisht në ditën kur Bledi Çuçi u betua në presidencë si ministri i ri i Brendshëm.

Një "arratisje" në natyrë për Lleshajn, që vjen pas protestave të tensionuara që përfshinë kryeqytetin.

Më herët, kryeministri Rama pranoi dorëheqjen e tij pas ngjarjes së rëndë, ku një 25-vjeçar u vra nga një punonjës policie. Pikërisht për këtë arsye, Lleshaj dha dorëheqjen nga posti i tij.