Kukësi ‘sfidon protestat’, ngrihet pemë e madhe dhe një “Disney-land” për festat e fundvitit
Transmetuar më 15-12-2020, 17:30

Në një kohë kur për shkak të protestave janë djegur pemët e Vitit të Ri në Tiranë dhe disa rrethe, ndodh e papritura në Kukës.

Në mes të qytetit është ngritur një pemë e madhe, si dhe është ndërtuar një “Disney land” për fëmijët.

Kryetari i Bshkisë së Kukësit, Safet Gjici, ndau edhe fotot e zbukurimeve në qytetin e tij.

“Kukësi”, – ka shkruar Gjici, duke e shoqëruar mesazhin me disa shenjë zemrash.

Në Kukës, ndryshe nga shumë qytete të tjera nuk ka pasur protesta të dhunshme, madje as grumbullime njerëzish që të vënë në vështirësi policinë./a.m/NOA.al