Transmetuar më 15-12-2020, 16:25

Presidenti në detyrë Donald Trump ka ndarë disa imazhe, pa shkruar asnjë fjalë, teksa në SHBA ndihmohen njerëz në nevojë, në këtë periudhë të vështirë që po kalon njerëzimi.

Vajza e tij Ivanka, siç shihet nga fotot, është ‘punësuar’ për të shpërndarë ndihmat.

Duket sikur edhe zyrtarët në vendin tonë, në raste të ngjashme, ngjajnë me një “kopje të shëmtuar”.

Trump është drejt largimit nga detyra si President dhe zgjedhjet sapo janë zhvilluar, kështu që nuk besohet se është nevoja për të fituar elektorat . Ai dhe vajza e tij janë miliarderë dhe mund të punësojnë këdo tjetër të bëjë punë fizike.

Por ka diçka më fisnike, si ndryshim me ata që kërkojnë t’i imitojnë, në këtë krahasim./a.m/NOA.al