Transmetuar më 15-12-2020, 15:24

Banditët e kurrupsionit të lartë shtetëror, që donin të digjnin Tiranën, janë strukur dhe nuk flasin. Ishin nivel shumë i ulët logjik: si mund të djegësh ti një kryeqytet të një vendi të NATO-s! Dhe të gjithë kanë qenë të përgjuar, si të ishin pjesëtarë të një organizate kriminale. Mund të digjet Tirana, që është sot një nga pikat më të afërta të politikës amerikane?

Pamundësi absolute.

Pse?

Se do ndodhte kjo që ndodhi?

Të gjithë krerët e korrupsionit të lartë, që tani e dinë se janë nën akuzë për korrupsion, u kërcënuan nga Uashingtoni. Kurse Ambasadorja Yuri Kim, që tani, nga sondazhet, rezulton personi më me karizëm dhe vlerësim në opinionin publik shqiptar, me elegancë diplomatike, iu telefonoi paraprakisht të tre krerëve të opozitës. Dhe, natyrisht që Uashingtoni u ka dërguar edhe provat  për shfrytëzimin e të miturve, me para, në një përdorje kriminale.

Në të njëjtën kohë, policia e shtetit në këto ditë erdhi në një nivel të lartë profesional, dhe shkatërroi çdo përpjekje të hordhive vandale. Se kjo është arsyeja që dje, protesta kishte ardhur në parametrat normalë të një proteste pa vandalizëm dhe me një temp të kulturuar në paraqitjen e kërkesave të tyre.

Protesta të tilla, po të jenë masive, janë shëndet për shoqërinë shqiptare.

Të paktën, këto tre ditët e fundit, shqiptarët u ngrohën, se nuk panë një polici të blerë, por një polici profesionale, të formuar si një trup i vetëm në aksion, dhe me përgjegjësi patriotike.

Kurse tani, jemi tamam në kohën kur duhet të fillojë punë edhe Byroja Kombëtare e Hetimit, edhe Gjykata Kushtetuese.

Si mjerë të korruptuarit!

/a.m/NOA.al