Transmetuar më 12-12-2020, 14:02

Andrra dhe Sinani do bëhen prindër për herë të dytë.

Ditën e sotme Andrra ka konfirmuar shtatzëninë duke postuar një foto shumë të bukur ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe e veshur me të bardha.

“Pritja më e ëmbël, e lumtur dhe mirënjohëse për çdo sekond të jetës, të presim me padurim”, shkruan Andrra duke falenderuar Rezarta Shkurtën për foton.

Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij janë bërë prindër të një djali, pak vite më parë, pas kurorëzimit të martesës dhe tani janë në pritje të fëmijës së dytë./a.m/NOA.al