Transmetuar më 11-12-2020, 19:04

Në ditën e tretë, edhe deputetja Rudina Hajdari i është bashkuar protestës për të vënë drejtësi për të riun Klodian Rasha, i cili u vra nga një efektiv policie.

Deputetja është fotografuar duke qëndruar me disa të rinj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ajo është shfaqur e maskuar, kurse distanca duket se nuk respektohet. Policia bëri sot thirrje që të mos ketë grumbullime më shumë se 10 persona, pasi kjo përbën vepër penale sipas ligjeve në fuqi prekjj masave anti-Covid.

Gjithsesi, Rudina është duke biseduar me disa të rinj, ndërkohë që kryeministri Rama ka akuzuar opozitën jashtë Kuvendit, që nxit protestat e dhunshme, me qëllim për të ardhur në pushtet përmes dhunës, duke qenë se nuk merr dot vota.

Nuk dihet se për çfarë qëllimi dhe cili do të jetë roli i Rudina Hajdarit në protestën e radhës, e cila sapo ka nisur dhe deri tani nuk ka shënuar incidente./a.m/NOA.al