Transmetuar më 09-12-2020, 19:07

Gjatë protestës së dhunshme i kanë rënë të fikët motrës së Klodjan Rashës, 25-vjeçari i cili u vra nga policia.

Policia ndërhyri pasi protestuesit tentuan të futeshin brenda godinës, duke hedhur “spraj”.

Kanë qenë protestuesit ato që i kanë dhënë ndihmën e parë.

Ajo foli pak më herët gjatë protestës para ministrisë së Brendshme.

Protestuesit hedhin sende të forta drejt kryeministrisë, ndërsa forca të shumta e kanë rrethuar atë.

Deri tani nga forcat e rendit raportohet se 9 policë janë plagosur dhe janë dërguar në spital.

/a.m/NOA.al