Transmetuar më 09-12-2020, 18:06

Prej vitesh ai po luftonte me një sëmundje të rëndë.

Skenografi i Teatrit "Migjeni", Hysni Halili, është ndarë para kohe nga jeta gjatë ditës së sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Teatri "Migjeni" në Shkodër.

"Me hidhërim të thellë njoftojmë se  u nda nga ne, Hysni Halili.

“Hysa, kontribuoi rreth 3 dekada në realizimin e dhjetra skenografive për trupen e teatrit e sidomos të estradës”.

“Lamtumirë miku ynë i mirë, hidhërimi për ne është i madh….”

“U prehsh në paqe Hysni Halili!”

“Ngushëllime më të sinqerta nga i gjithë kolektivi i teatrit për familjen Halili!",- shkruajnë kolegët e tij të Teatrit “Migjeni”.

Ndërkohë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka shprehur ngushëllimet e saj në rrjetet sociale.

Ademi shkruan se Hysni Halili ishte një emër i rëndësishëm në teatër dhe një qytetar i përkushtuar i Shkodrës.

"Ndahet nga jeta skenografi i Teatrit “Migjeni” Hysni Halili! Ikje shumë e parakohshme, duke lënë pas dhimbje dhe trishtim! Një emër i rëndësishëm i Teatrit “Migjeni” në 30 vitet e fundit por edhe një qytetar shumë i mirë e i përkushtuar i Shkodrës”.

“Ngushëllime familjes dhe kolegëve për këtë humbje të madhe!" – shkroi në mesazhin e ngushëllimit Voltana Ademi./a.m/NOA.al