Transmetuar më 08-12-2020, 20:21

Qëllimi i sipërmarrësit vizionar, multi-miliarderit të Tesla dhe Space X, Elon Musk, është "të na transformojë në qenie shumëplanetare”.

Bëhet fjalë për të jetuar në të gjithë sistemin diellor dhe në sistemet e tjera yjore, duke nisur me planetin Mars.

Për të arritur qëllimin e kolonizimit të planetit të kuq, Elon Musk ka nxjerrë në shitje pronat e tij.

“Unë mendoj se është e rëndësishme që njerëzimi të evoluojë në një civilizim hapësinor. Do të duhen burime të mëdha për të ndërtuar një qytet në Mars. Unë dua të kontribuoj sa më shumë që të jetë e mundur. Dhe do të doja të ishte e qartë se po e bëj seriozisht”, thotë ai.

Sikurse raporton noa.al, sipërmarrësi Elon Musk, personi i dytë i pasur në botë pas Jeff Bezos, shpjegon – në një intervistë me gazetarin gjerman Mathias Dopfner – pse ai po shet pronat e tij.

"Shita rezidencën time kryesore në Los Anxhelos dy muaj më parë. Tani ajo i përket një kinezi. Dhe tani po shes shtëpitë e tjera. Nuk do të kem pothuajse asnjë pronë me vlerë të madhe përveç aksioneve të kompanisë. Unë kam nevojë për një shtëpi vetëm kur janë përreth fëmijët e mi. “Në këtë rast, marr një me qira", shpjegon Musk.

“E tëra që dua të kem janë aksionet e Tesla dhe SpaceX. Nëse ato dështojnë, edhe unë personalisht dështoj ”, vazhdon Musk.

"Do të shkoj në hapësirë për 2 ose 3 vjet mendoj. Qëllimi është që të transformojmë veten në specie shumëplanetare dhe në një civilizim hapësinor. Bëhet fjalë për të jetuar në të gjithë sistemin diellor dhe për të arritur sisteme të tjera yjore.

Krahasuar me perspektivën për të qëndruar gjithmonë në Tokë derisa ajo të asgjësohet, është një e ardhme emocionuese. Në një moment dielli do të rritet në madhësi dhe oqeanet do të avullojnë. Më mirë të bësh diçka tani. Por, ndoshta kemi një kohë të kufizuar. Sidoqoftë, Marsi – përfundon ai – nuk do të jetë një vendpushim luksoz për pushime".

I shëruar nga Covid- 19, sipërmarrësi amerikan së fundmi ka arritur dy suksese të mëdha: fluturimin historik të Crew Dragon, i cili i riktheu Shtetet e Bashkuara në hapësirë, me trenin e famshëm që fluturoi në kulmin e pandemisë gjatë valës së parë, si dhe rritja e madhe e Tesla-s duke e renditur në vendin e tretë të prodhuesve të automjeteve elektrike në botë. /a.k/noa.al/