Transmetuar më 08-12-2020, 17:16

Nga Rudina Hajdari

Kur babi organizoi lëvizjen studentore, kishte në mendjen e tij një vend ku çdokush jeton e punon i lirë, ku drejtësia gjendet në institucione e ku shqiptarët kanë mundësi e shance të barabarta për të jetuar me dinjitet. Këtë kishte në mendje edhe çdo i ri dhe e re që mbushi sheshin në datë 8 dhjetor 1990.

Shqipëria e ëndrrave të tyre, vazhdon të jetë Shqipëria e ëndërrave tona por me një dallim të madh.

Atëherë kishte shumë besim e shpresë, teksa sot shumë zhgënjim e mungesë besimi.

Për 30 vite, pak njerëz të cilët e zaptuan protestën e studentëve, ia dolën të grabisin jo vetëm pasuritë e vendit, por mbi të gjitha besimin se jeta mund të bëhet më e mirë në Shqipëri.

Unë besoj se ende nuk jemi vonë. Besoj te energjia e atyre ditëve, besoj te energjia e studentëve të dhjetorit të dytë, besoj te energjia e mijëra të rinjve që e duan me forcë ndryshimin, besoj te energjia e mijëra sipërmarrësve të ndershëm që duan të punojnë e jetojnë në këtë vend.

Unë besoj se Shqipëria e ëndërrave të dhjetorit 1990, do të bëhet.

Zotohem se nuk do rresh së punuari për këtë./a.m/NOA.al