Transmetuar më 07-12-2020, 15:48

Në ditët e ardhshme do të rikthehet një fenomen që shfaqet një herë në 800 vjet.

Është pikërisht momentin kur Jupiteri dhe Saturni do t’i afrohen njëri-tjetrit javën e Krishtlindjes, në një distancë më pranë se zakonisht.

Më 21 dhjetor Saturni dhe Jupiteri pritet të shfaqen thuajse si një planet i vetëm duke na ofruar një pamje fantastike.

Astronomi gjerman, Joahnnes Kepler shkroi në vitin 1614 se me shumë gjasë, “Ylli i Betlehemit” në rrëfenjën e lindjes së Jezu Krishtit është pikërisht një bashkim i Jupiterit me Saturnin.

Ky fenomen, i njohur si bashkimi, do të shihet në çdo vend të globit, por në Britani mendohet se do të jetë pak më i qartë. /k.k/noa.al/