Transmetuar më 06-12-2020, 13:57

Edhe pse paraditja ka qenë kryesisht me diell, reshjet e shiut pritet të prekin gjithë territorin e Shqipërisë pasditen e sotme dhe gjatë ditës së hënë.

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, reshjet do të jenë të nivelit mesatar, por ato do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.

“Sot pasdite (e diel, dt. 06) dhe nesër (e hënë, dt. 07) priten reshje mesatare në shumicën e qarqeve. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin”, – njofton IGJEUM.

Reshjet më të dendura priten në qarqet Lezhë, Shkodër, Durrës, Tiranë, Gjirokastër, Elbasan, Fier dhe Vlorë, por sërish ato mbeten në nivelin mesatar, duke mos krijuar rrezik përmbytjesh.

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia me presion të ulët atmosferik dhe masa ajri të ngrohta Mesdhetare, të cilat do të rikhejnë reshjet e shiut në Shqipëri në fillimin e javës. /e.a/noa.al/