Transmetuar më 04-12-2020, 15:03

Kiço Londo është liruar nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental, “Kujtim Spahivogli”. Në vend të tij është emëruar në detyrë regjizori Altin Basha, i cili deri para pak kohësh ka drejtuar artistikisht spektaklin humoristik "Portokalli".

Shkarkimi i Kiço Londos u bë me propozim të ministres së Kulturës, ndërsa është firmosur nga zv/ kryeministri Erion Braçe.

Mësohet se dy javë më parë, Ministria e Kulturës ka ngritur një grup pune për shkarkimin e Londos, pa bërë të ditur motivacionet e këtij shkarkimi.

Londo e mbante detyrën e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental që prej qershorit të vitit 2014.

“Kujtim Spahivogli” është krijuar si pjesë e Teatrit Kombëtar, i cili ka zëvendësuar Teatrin e Komedisë, ndërsa ndodhej në të njëjtën ndërtesë me TK. /e,a/noa.al/