Transmetuar më 03-12-2020, 14:52

Mediat greke kanë publikuar foto nga varrezat e reja të Selanikut, ku duket një numër i madh varresh të hapura që presin të vdekurit pwr shkak tw virusit Covid 19.

Pamjet që vijnë nga zonat e veriut të Greqisë janë mjaft prekëse. Qytetet janë duke hasur vështirësi në varrimin e të gjithë personave që kanë ndërruar jetë prej koronavirusit, duke detyruar bashkitë që të hapin vende të reja për këtë qëllim. E njëjta situatë paraqitet edhe në zonat e Thermit dhe Evosmosit.

Greqia regjistroi 2.186 raste të reja me koronavirus gjatë ditës së djeshme, ndërsa numri i të vdekurve brenda ditës arriti në 89.

Pjesa më e madhe e rasteve të reja dhe viktimave është shënuar në qytetet veriore, të cilat konsiderohen si vatra më e nxehtë në Greqi.

Më herët, qeveria greke vendosi të shtyjë afatin e masave kufizuese kundër Covid-19 deri më 14 dhjetor.  Ndërkohë Greqia po përgatitet të nisë edhe vasinimin në masë të qytetarëve sapo ajo të shpërndahet nga kompanitë që kanë lidhur kontratë me qeverinë.

Zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas, tha se 1,018 qendra vaksinimi do të krijohen në të gjithë vendin, në mënyrë që të vaksinohen 2,117,440 qytetarë në muaj.

Vaksinimi do të fillojë nga punonjësit shëndetësorë dhe do të pasohet nga grupet e rrezikuara mbi 65 vjeç, si dhe ata që kanë sëmundje. /e.a/noa.al/