Transmetuar më 02-12-2020, 20:57

Policia e Selanikut në Greqi, njoftoi sot se ka arrestuar një djalë të ri nga Shqipëria, të cilin e akuzon për vrasje të mbetur në tentativë me pasojë plagosjen e një të riu tjetër.

Krimi ndodhi në shtator në Selanik. I plagosur në këtë ngjarje, mbeti një shqiptar i moshës 32 vjeç.

Por policia thotë se aksioni nuk ka mbaruar, pasi në pritën e dhunshme që iu bë të riut, ishte edhe një shqiptar i tretë, 36 vjeç, i cili kërkohet.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 20 shtatorit të këtij viti në qendër të Selanikut, raporton noa.al.

Dy djemtë shqiptarë, 26 dhe 36 vjeç, ndoqën një makinë ku ndodhej 32 vjeçari dhe dy shqiptarë të tjerë.

Kur ky i fundit doli nga makina, mbi të u derdhën të paktën 5 plumba arme zjarri.

Për pasojë, 32 vjeçari u plagos në këmbën e djathtë me pasojë dërgimin në spital. Në galeri gjeni pamjet e krimit.

Sot, u arrestua një prej dy të dyshuarve, 26 vjeçari. Kërkimet për të dyshuarin e dytë, po vazhdojnë pas marrjes në pyetje të të parit. /noa.al/